5.8 C
New York
Wednesday, February 25, 2026

Buy now

“Presidentja”, ekipi i Osmanit shfaqin entuziazëm sërish

Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi të shefës së saj, duke shkruar shkurtimisht “Presidentja”, e duke e përshkuar me dy gishta lartë.

Ndryshe, pak orë më parë, nga familja Jashari, për herë të parë, është deklaruar Murat Jashari, juristi dhe profesori universitar.

Murati Jashari, i përfoluri i kahershëm si i parapëlqyer i Vetëvendosjes, ka mohuar të jetë duke e konsideruar që të ngjitet në postin e të parit të shtetit.

Ai për “Vox Kosova” e ka mohuar.

“Në momente të caktume do ta jap një prononcim. Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dal mu prononcu. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti. E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…runa zot naj lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam une mos me sakrifiku për këtë vend. Ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit