12.4 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Presidentja e re e Iralndës zbulon talentet e saj! Shkëlqen në futboll dhe basketboll madje mbi taka…

- Advertisement -

Fushata e Catherine Connolly pati reagimin të papritur pasi një video e saj u bë virale në rrjete sociale, ku ajo tregonte aftësi befasuese në futboll gjatë fushatës presidenciale. Megjithëse është 68 vjeçe dhe mbante taka të larta, Connolly u pa duke bërë disa “stile” me topin e futbollit dhe më pas duke luajtur basketboll me dy fëmijë, ku tregoi po aq shkathtësi.

Në llogarinë “Connolly for President” në platformën X, ekipi i saj publikoi videon me një përshkrim me humor që lidhej me mesazhin kryesor të fushatës: “Qoftë në sport, politikë apo komunitet – çelësi është të vazhdosh t’ia arrish.”

Ndërkohë, kandidati tjetër presidencial Jim Gavin vendosi të tërhiqet nga gara drejt Áras an Uachtaráin, pas kritikave të forta që mori lidhur me një çështje qiraje nga viti 2009. Ish-trajneri i Dublinit u përball me akuza se i detyrohej një ish-qiramarrësi 3,300 euro, çështje që kishte dalë në dritë përmes raportimeve të Irish Independent.

Gjatë një interviste në RTE, Gavin pranoi se po hetonte rastin dhe nuk kishte ende “të gjitha informacionet”. Ai sqaroi se problemi kishte lindur në një periudhë të vështirë financiare për familjen e tij, kur kishte humbur edhe apartamentin në Blackhall Square, Dublin.

Më vonë ai deklaroi: “Kam bërë një gabim që nuk përputhet me karakterin dhe standardet që i vendos vetes. Po marr masa për ta zgjidhur çështjen.” Ai shtoi se kishte reflektuar mbi ndikimin e situatës tek familja dhe miqtë e tij dhe se, për këtë arsye, kishte vendosur të tërhiqej menjëherë nga gara presidenciale.

Kryeministri Micheál Martin e përshëndeti vendimin e Gavin, duke e quajtur “të drejtë”. Ai tha: “Jim e pranoi se ka bërë një gabim dhe është i vetëdijshëm se posti i Presidentit është maja e shërbimit publik. Ai nuk dëshiron të sjellë polemika mbi këtë institucion.”

Një sondazh i fundit tregonte se Gavin po e kishte të vështirë të fitonte mbështetje, me vetëm 15% të votave të para të preferencës, pas Heather Humphreys me 23% dhe Catherine Connolly që kryesonte me 32%.

Të ngjashme

Të fundit