Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, gjatë konferencës së udhëheqësve të grupeve, njoftoi vendimin e Kinës për të hequr sanksionet ndaj të gjithë eurodeputetëve.
Masat kufizuese u vendosën nga Pekini në mars të vitit 2021.
“Komisionet tona parlamentare duhet të jenë në gjendje të diskutojnë interesat evropiane me homologët e tyre kinezë pa frikën e pasojave”, theksoi Metsola.
”Marrëdhënia jonë me Kinën mbetet komplekse dhe shumëplanëshe”, shtoi ajo.
”Mënyra më e mirë për ta adresuar këtë është përmes angazhimit dhe dialogut”, theksoi Metsola.