4.6 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Osmani: Kosova në Bruksel ka marrë disa vendime jo të lehta

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në këtë takim Osmani dhe Rohde, diskutuan rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel.

E para e shtetit tha se aty Kosova ka marrë vendime jo të lehta.

“Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”, tha Osmani.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, diskutuan rreth planit evropian.

Të dy ranë dakord rreth zbatimit të kësaj marrëveshje.

Një takim i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq, do të ndodh më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, ku palët do ta diskutojnë udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes së Planit Evropian

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit