Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të fillojë sot vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimore.
Von der Leyen të hënë do të qëndrojë në Kosovë dhe gjithashtu ajo do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në Kosovës, presidentja e KE-së do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti dhe me presidenten, Vjosa Osmani.
“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.” – thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.