Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka thënë të enjten se është në interesin e BE-së që Ukraina të anëtarësohet në union.
Pos interes strategjik, ajo integrimin e Ukrainës në BE e ka cilësuar edhe si “detyrë morale”.
Këto komente ajo i bëri gjatë një konference ndërkombëtare që po mbahet në Slloveni – pjesë e ngjarjes është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të gjitha shetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mbështetje Ukrainës në betejën kundër agresionit rus.
Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se kanë nevojë për më shumë mbështetje ushtarake.
Tashmë 20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar.
E Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u zotuan të mërkurën se do ta furnizojnë Ukrainën me armatim të avancuar.