-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Presidentja e klubit brazilian e ashpër me Neymarin: S’e dua dikë që rri vetëm në spital

- Advertisement -

Presidentja e klubit brazilian Palmeiras, Leila Pereira, në mënyrë brutale e ka mohuar afrimin e mundshëm të Neymar, duke insistuar se nuk mund të nënshkruajnë me një lojtar që shumicën e kohës e kalon i lënduar.

Ish ylli i Barcelonës po vazhdon të vuajë me lëndime te Al Hilal, ku pasi u shërua nga këputja e ligamentit të gjurit mund të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të këtij viti.

Në Brazil megjithatë Neymar është idhull për tifozët ndërsa spekulimet janë shtuar se klubet braziliane po e ëndërrojnë afrimin e tij, mirëpo jo Palmeiras.

“Lojtar i mirë, por ai do të shkojë te Santosi”.

“Neymar nuk do t’i bashkohet Palmeiras, ky klub s’është spital. Duka dikë që të na bashkohet menjëherë, i cili mund të luajë nesër nëse trajneri e kërkon”.

“Nuk pranoj të nënshkruaj me një lojtar i cili s’është në gjendje për të luajtur”, deklaroi për “UOL”.

Neymar kaloi gjashtë vite në PSG para se të largohet për në Arabinë Saudite, duke fituar pesë tituj të Ligue 1. Sidoqoftë, braziliani nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve me klubin francez dhe pastaj iu bashkua Al Hilal në një marrëveshje 90 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit