28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Presidentja e KE kalon mocionin e votëbesimit në Parlamentin Europian

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi një mocioni votëbesimi të paraqitur këtë të enjte në Parlamentin Europian nga eurodeputetët e ekstremit të djathtë që e kishin akuzuar atë dhe ekipin e saj për veprime të paligjshme që sipas tyre, kanë minuar besimin e Bashkimi Europian.

Siç ishte parashikuar, mocioni nuk arriti të siguronte shumicën e cilësuar prej dy të tretash që nevojitej për miratim. Vetëm 175 eurodeputetë votuan pro mocionit, ndërsa 360 ishin kundër dhe 18 abstenuan.

Nga 720 eurodeputetë, vetëm 553 u paraqitën në séance e të enjtes për të votuar mocionin e votëbesimit i cili për tu miratuar do të kishte nevojë për 360 vota.

Nismëtari kryesor i mocionit, nacionalisti rumun Gheorghe Piperea, kritikoi ndër të tjera mungesën e transparencës së Komisionit, duke përmendur refuzimin për të bërë publike mesazhet mes von der Leyen dhe shefit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike Pfizer gjatë pandemisë së COVID-19.

Von der Leyen mbrojti mandatin e saj të hënën përpara eurodeputetëve, duke hedhur poshtë kritikat mbi menaxhimin e pandemisë dhe duke theksuar se qasja e saj kishte siguruar qasje të barabartë në vaksina për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Edhe pse mocioni nuk kishte shumë gjasa të kalonte, ai përbënte një sfidë politike për von der Leyen në një moment delikat mes tensioneve gjeopolitike dhe në një kohë  kur Komisioni Europian po negocion me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për të shmangur tarifat e larta ndaj mallrave europiane.

Mocioni i votëbesimit ndaj Ursula Von Der Leyen, ishte I pari për një president të Komisionit Europian që prej vitit 2014.

Të ngjashme

Të fundit