Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Slloveni, ku shkoi për vizitë me ftesë të presidentit slloven, Borut Pahor.
Osmani e ka marrë me vete edhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.
Në fotografitë që Osmani dhe Pahor i publikuan në Facebook, Sadriu shihet në pothuajse secilën prej tyre.
Osmani tha se në Ljubljanë mori mbështetje nga Sllovenia për proceset e ardhshme integruese të Kosovës.