-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Presidenti turk dhe kryeministri grek me shpresë për një epokë të re në lidhjet dypalëshe

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë telefonike kanë shprehur shpresën se epoka e re pas zgjedhjeve të fundit në të dy vendet është e favorshme për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe, transmeton Anadolu.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, presidenti Erdoğan e uroi kryeministrin Mitsotakis pasi u betua si kryeministër i Greqisë.

Gjatë bisedës së tyre u theksua se prania e qeverive të fuqishme, duke fituar besimin e popujve të tyre në të dy vendet, paraqet një mundësi për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

Muajin e kaluar, presidenti Erdogan u shpall fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale turke të 28 majit me 52,18 për qind të votave, vetëm dy javë pasi aleanca e tij elektorale fitoi gjithashtu një shumicë në parlament.

Mitsotakis rimori kryeministrinë greke pas zgjedhjeve të fundjavës, në të cilat partia e tij konservatore, Demokracia e Re, fitoi mbi 40 për qind të votave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit