Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë larguar nga Roma në bordin e Air Force One.
Dyshja u larguan shumë shpejt pasi mesha e varrimit përfundoi në Vatikan, shkruan CNN.
Të premten, përpara se të nisej për në Romë, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se funerali “do të ishte shumë interesant”.
“Ne do të takohemi me shumë liderë të huaj – ata duan të takohen”, tha Trump, me vendet në mbarë botën që po përballen me tarifat ndëshkuese që presidenti amerikan vendosi në fillim të këtij muaji.
Trump u takua shkurtimisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit. Dyshja u fotografuan gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.