Presidenti s’u zgjodh sipas afatit, Miftaraj: Shkelje kushtetuese, por jo zgjedhje menjëherë, Osmani s’ka ku e bazon dekretin

- Advertisement -

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin deri më 5 mars, vendi nuk do të përballet me zgjedhje.

Sipas tij, nëse nuk përmbushet ky afat 30-ditor, bëhet shkelje kushtetuese, por nuk ka pasojë juridike si shkuarja në zgjedhje.

Miftaraj shtoi se nuk ekziston një nen ku mund të bazohej dekreti për shpërndarjen e Kuvendit.

“Janë vetëm dy situata në të cilat shkohet në zgjedhje. E para, nëse, ta zëmë, më 5 mars fillon procesi për zgjedhjen e presidentit, dhe i njëjti nuk përmbyllet brenda 60 ditësh, automatikisht vendi shkon në zgjedhje. Dhe, në situatën e dytë, nëse në rundin e tretë të votimit për president nuk janë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidenti”, sqaroi Miftaraj.

 

Të ngjashme

Të fundit