Presidenti slloven, Borut Pahor, ashtu si gjatë vizitës në Beograd, edhe sot në Prishtinë ka kërkuar që të themelohet Asociacioni.
Ai tha se kjo temë është ndër të paktat ku nuk pajtohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por që, sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje pavarësisht fjalës së dhënë nga Kushtetuesja.
“Siç thashë më herët, Kosova dhe Sllovenia kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por mes neve ka edhe dallime”, tha ai.
“Një është edhe implementimi i marrëveshjeve të arritura. Edhe në Beograd kam thënë, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit, implementimin e marrëveshjeve të arritura. Unë Vjosës i kam thënë që pres që të gjindet një zgjidhje për implementimin e kësaj marrëveshje(Asociacionit)”, tha ai.