6.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

Presidenti shqiptar për masakrën e Reçakut: S’mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi s’mund të shuhet

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar masakrën e Reçakut e cila u krye 27 vjet më parë nga forcat serbe. Ai teksa përmend faktin e pamohueshëm që denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë, theksoi se kjo masakër nuk mund të harrohet, dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht. Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, ka shkruar Begaj.

Të ngjashme

Të fundit