1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Presidenti rumun konfirmon kandidimin për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

- Advertisement -

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka bërë të ditur se ka vendosur që të garojë për pozitën e kreut të Aleancës Veri-Atlantike – NATO.

“Kam vendosur që të marrë pjesë në garën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Iohannis, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Mendoj që NATO ka nevojë që t’i ripërtërijë pikëpamjet rreth misionit të saj. Evropa Lindore ka një kontribut të vlefshëm në diskutimet dhe vendimet e NATO-s”, ka shtuar ai.

Për pozicionin e kreut të NATO shumë vende anëtare e mbështesin kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Ndërkaq Rumania është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit