Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, ka uruar qytetin e Suharekës, futbollistët, tifozët dhe bashkëpunëtorët për inkuadrimin e klubit të tij në Superligën e Kosovës në futboll.
Ai ka shkruar në Facebook se FC Suhareka qysh në fillim të sezonit e kishte objektivin kryesor: inkuadrimin në Superligë, raporton Scanner.
Postimi i plotë i Aliajt:
🏆SUHAREKA NË SUPERLIGË🏆
Urime qyteti i Suharekës, urime futbolli kosovar, urime kryesi, bashkëpronarë bashkëpunëtorë, simpatizantë, staf, futbollistë dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të klubit që kontribuan në suksesin historik të klubit ku ende pa i bërë 1 vit themelim inkuadrohemi në elitën e futbollit kosovar.
Me të vërtetë emocion i papërshkruheshem dhe një ndjenjë e veçantë ku nuk ka fjalë për ta uruar, falenderim i madh për të gjithë që në të gjitha format pa marr parasysh pozicionin ndihmuan klubin tonë për këtë sukses të madh.
Kryesia e FC SUHAREKA që nga fillimi kishte vënë para synimin dhe objektivat e që të bashkuar krijuar familje mbrenda klubit gjë e cila u shpagua me inkuadrim në superligën e Kosovës.
Falenderim për të gjithë pronarët, sponzorët, miqtë, tifozët, trajnerët, futbollistët e staffin në përgjithësi, emocioni nuk paguhet me para, lotët nuk paguhen, familja e madhe e FC SUHAREKA ka festën e kampionit.
Për ty Suharekë💛🖤
Me respekt ,
Rrustem Aliaj, President i FC SUHAREKA
#fcsuhareka