8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Presidenti polak takohet privatisht me Trump në Nju Jork

- Advertisement -

Presidenti polak Andrzej Duda tha se ishte takuar privatisht me Donald Trump, kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor, në Nju Jork ditën e djeshme.

Të dy diskutuan propozimin e Dudës që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 3 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

 

“Donald Trump më ftoi në banesën e tij private, ky ishte vetëm një takim privat me rastin e vizitës time në Nju Jork”, tha presidenti polak, duke folur para gazetarëve në metropolin amerikan.

Duda, mandati i të cilit përfundon në vitin 2025, ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Trump në BE gjatë presidencës së tij.

Në një video që ai postoi në Truth Social, republikani tha se shpreson të punojë sërisht me Dudën.

Përveç NATO-s, të dy burrat “diskutuan gjithashtu luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme dhe shumë çështje të tjera që lidhen me paqen botërore, sipas një njoftimi të ekipit të Trump.

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump është takuar shpesh me liderët europianë. Së fundmi ai u takua me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron dhe kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit