Home Lajme Botë Presidenti polak: Dhuna në Lindjen e Mesme i sjell përfitim Rusisë, shton presionin e migracionit ndaj BE-së

Presidenti polak: Dhuna në Lindjen e Mesme i sjell përfitim Rusisë, shton presionin e migracionit ndaj BE-së

0
Presidenti polak: Dhuna në Lindjen e Mesme i sjell përfitim Rusisë, shton presionin e migracionit ndaj BE-së

Dhuna aktuale midis Hamasit dhe Izraelit funksionon në favor të Rusisë, pasi shpërqendron vëmendjen ndërkombëtare nga agresioni i Moskës në Ukrainë dhe mund të rezultojë në presione të reja migracioni në Evropë.

Kështu u shpreh të dielën presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, shkruan Reuters.

Polonia, një mbështetëse e vendosur e Kievit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fillim të vitit 2022, ka strehuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Por ajo ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mekanizëm të Bashkimit Evropian që do t’i kërkonte asaj të pranonte një pjesë të migrantëve të parregullt që hyjnë në bllok nga drejtime të tjera.

“Kjo sigurisht i sjell dobi Rusisë dhe agresionit rus kundër Ukrainës. Tërheq vëmendjen e botës… Por mbi të gjitha, kam frikë se fatkeqësisht do të shkaktojë presion të mëtejshëm migracioni në Evropë,” tha Duda.

Exit mobile version