Në një letër drejtuar “popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se Irani “nuk ka filluar kurrë një luftë” pavarësisht asaj që ai e përshkruan si “pushtim”.
Publikimi i letrës vjen disa orë pasi Presidenti i ShBA-së Trump pretendoi se tha se Presidenti iranian ka kërkuar armëpushim, raporton BBC.
Në postimin në rrjetet sociale, Trump tha se ShBA-të do të shqyrtonin një armëpushim kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur.
Ndërkaq, Pezeshkian nuk e ka përmendur një armëpushim të mundshëm në letrën e tij.






