2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Presidenti i Ukrainës: Luftimet po vazhdojnë, armiku ka pësuar humbje serioze, ata erdhën në tokën tonë

- Advertisement -

Trupat pushtuese të Rusisë kanë pësuar humbje të mëdha në territorin e Ukrainës, ndërsa luftimet po vazhdojnë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporon agjencia ukrainase e lajmeve, Interfax, përcjell Gazeta Express.

Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.

“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky.

Ukraina i ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas sulmeve në territorin e tyre.

Para agimit, pak para se të fillonin shpërthimet në qytetet anembanë Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin.

Dy “republikat popullore” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonin e shkëputur ukrainas të Donbasit, të cilat ai e kishte njohur zyrtarisht si të pavarura para më pak se dy ditësh, “i janë drejtuar Rusisë me një kërkesë për ndihmë”, tha ai. Për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje ai po e fillonte një “operacion special ushtarak”. Qëllimi i tij: ta “çmilitarizojë” dhe “denazifikojë” Ukrainën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit