6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Presidenti i Ukrainës kërkon garanci të menjëhershme se vendi i tij nuk do të pushtohet nga Rusia

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar garanci “të menjëhershme” të sigurisë nga perëndimi dhe Moska për ta shmangur një pushtim të frikshëm rus, raporton The Guardian.

Zelenskiy i bëri komentet e tij ndërsa Rusia filloi t’i evakuonte diplomatët nga ambasada e saj në Kiev pasi Moska miratoi zyrtarisht përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, përcjell Gazeta Express.

Gjatë një paraqitjeje të përbashkët mediatike me udhëheqësit vizitorë të Polonisë dhe Lituanisë të mërkurën, Zelenskiy tha:

“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie. E qartë, specifike dhe e menjëhershme. Unë besoj se Rusia duhet të jetë ndër ato vende që japin garanci të qarta sigurie”, tha ai.

Zelensky tha se ai ka bërë oferta të përsëritura për ta takuar presidentin rus, Vladimir Putin në një përpjekje për ta shmangur kërcënimin e një konflikti të gjithanshëm në Evropën Lindore.

“Shumë herë tani, i kam ofruar presidentit rus një shans për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të biseduar. Kjo është një çështje dialogu”, tha presidenti ukrainas.

Ai e falënderoi gjithashtu Poloninë dhe Lituaninë, dy aleatë të ngushtë të Ukrainës, që i mbajtën të hapura ambasadat e tyre në Kiev, pavarësisht frikës në rritje të një sulmi rus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit