19.9 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FShF-së, Duka

- Advertisement -

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.

Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin!” – shkruan Presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Të ngjashme

Të fundit