6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Presidenti i Shqipërisë: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar që Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar. Madje, ai shprehet se kjo çështjr për të është “prioritet i prioriteteve”.

Këto deklarata ai i ka bërë për RTK-në, derisa po qëndron në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj.” – k athënë ai.

Po ashtu, ai tha se në takimet e mbajtura këto ditë është diskutuar se situate në Kosovë duhet të zgjidhet dhe se marrëveshjet e arritura së fundi duhet respektuar.

“Kemi diskutuar që situata e Kosovës duhet të zgjidhet. Duhet të zgjidhet duke u fokusuar më shumë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe atyre anekseve të dakodruar në Ohër. E vetmja rrugë për dalje nga ky grip i mosmarrëveshjeve është dialogu dhe kompromisi.” – ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit