Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka fituar një çmim të veçantë, në eventin e hedhjes së shortit të Kupës së Botës të vitit 2026.
Presidenti Trump e fitoi çmimin e Paqes nga FIFA, i cili iu dha nga presidenti i kësaj organizate, Gianni Infantino.
“FIFA e dhuron këtë çmim te Donald Trumo, në mirënjohje për veprimet e jashtëzakonshme të tij për të sjellur paqen rreth botës”, tha presidenti i FIFA-s.
“Është nder i madh të jem këtu me Infantinon. Ai ka vendosur rekorde të reja në shitjen e biletave. Futbolli është një gjë e jashtëzakonshme”, tha Trump.
Ndër arsyet tjera për ndarjen e këtij çmimit për Trumpin, në videon zyrtare gjatë këtij eventi, u përmend të ishte edhe ndalja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.






