Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tyre shtetërore të dytë në Britani, një ngjarje historike si presidenti i parë që merr këtë nderim dy herë.
Avioni presidencial Air Force One u ul në pistën e Aeroportit Stansted të Londrës pak pas orës 22:00, duke shënuar fillimin e një udhëtimi tre-ditor nga data 16 deri më 18 shtator.
Menjëherë pas zbritjes nga avioni, Presidenti dhe Zonja e Parë u pritën fillimisht nga Shefja e Protokollit të SHBA-së, Ambasadorja Monica Crowley, e cila udhëhoqi protokollin e mbërritjes. Më pas, ata u mirëpritën zyrtarisht nga Viscount Hood, Lord-in-Waiting, në emër të Mbretit Charles III, si dhe nga Ambasadori i SHBA-së në Britani, Warren Stephens.
Pas përshëndetjeve, Trump dhe Melania Trump u nisën menjëherë për në qendër të Londrës. Ata sapo kanë hipur në helikopterin presidencial amerikan Marine One në Aeroportin Stansted, duke u larguar drejt qendrës së qytetit për natën e parë, ku do të pushojnë në një vendndodhje private pa evente publike.
Kujtojmë se ngjarja kryesore e vizitës nuk do të fillojnë deri nesër, 17 shtator, kur presidenti dhe zonja e parë do të mirëpriten zyrtarisht nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në Kështjellën Windsor. Atje, ata presin një pritje ceremoniale me gardë nderi, një procesion karroce me Household Cavalry, një drekë me familjen mbretërore, një fluturim mbi Red Arrows dhe F-35 amerikanë, si dhe një banket shtetëror në mbrëmje.