22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Presidenti i sapozgjedhur polak ia kthen mesazhin Kurtit, shprehet i interesuar për forcimin e raporteve me Kosovën

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Karol Nawrockin për zgjedhjen e tij si President i i Polonisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe rolin gjithnjë në rritje të Polonisë në skenën evropiane.

“Urime Karol Nawrocki për zgjedhjen tuaj si President i ardhshëm i Polonisë. Gjatë vizitave të mia në 🇵🇱, kam parë përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe rolin e tij gjithnjë më të madh në Evropë. Pres me padurim të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, shkroi Kurti në platformën X (ish-Twitter).

Në përgjigje ndaj këtij urimi, presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kryeministrit Kurti dhe ka theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mesazhin tuaj, Kryeministër @albinkurti; edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin për ta sjellë Poloninë dhe Kosovën më afër njëra-tjetrës”, ka shkruar Nawrocki

Të ngjashme

Të fundit