1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Presidenti i PSG: Nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar

- Advertisement -

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, në një prononcim të dhënë së fundi, ka bërë të ditur se klubi i tij nuk e ka ndërmend të nënshkruajë me asnjë futbollist në janar.

I pari i kampionëve të Francës po e konsideron skuadrën si të kompletuar në luftë për të gjithë trofetë e mundshëm.

“Mendoj se nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar. Nuk kemi nevojë për ndonjë lojtar”, tha fillimisht ai për Lequipe.

“Ne duhet ta mbajmë këtë skuadër dhe të vijojmë tutje me shpirtin tonë kolektiv”, u shpreh ai.

PSG, siç dihet, është lidere e Ligue 1 dhe ka kaluar në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Synim i francezëve mbetet pikërisht “veshëmadhja”, pasi ky trofe ende nuk ekziston në dollapin e kryeqytetasve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit