Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur para mediave.
Ai është pyetur edhe për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Në përgjigjen e tij, Rama ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të ishte një kandidat i shkëlqyeshëm.
“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ça procesi është”, tha Rama.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet aktualisht në paraburgim në Hagë, si i dyshuar për krime lufte së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.