Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij francez Emmanuel Macron, në të cilën Abbas “theksoi se përshkallëzimi aktual në rajon është rezultat i ngërçit politik”.
Abbas vuri në dukje “mohimin e të drejtës legjitime të popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të tyre të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez, tokës së tij dhe vendeve të tij të shenjta, dhe terrorizmi i vazhdueshëm i kolonëve izraelitë”.
“Presidenti deklaroi se përfundimi i pushtimit izraelit të tokës palestineze me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, njohja e të drejtës së popullit palestinez për pavarësi dhe sovranitet dhe dhënia e anëtarësimit të plotë në OKB do të siguronte siguri, stabilitet dhe paqe në rajon”, njoftoi të shtunën agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Ai vazhdoi t’i bëjë thirrje Macronit që “të ndërhyjë urgjentisht për të ndalur agresionin izraelit kundër popullit palestinez nga forcat pushtuese izraelite dhe grupet ekstremiste të kolonëve”, shtoi gazeta, shkruan The Guardian.