Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për projektin e Superligës, duke thënë se UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë biznesin e sportit dhe nevojën për të rritur të ardhurat e klubit.
Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.
“Ata që kanë qeverisur deri më tani si monopolistë nuk e kanë kuptuar se futbolli është biznes dhe ka nevojë për të ardhura në rritje”, ka thënë presidenti i skuadrës italiane. “Nëse investoj qindra miliona për të marrë pjesë në një cirk që shpërndan kikirikë, nuk nxjerr fitim dhe më detyron të luaj gjithnjë e më shumë, kjo nuk ia vlen”.