5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Presidenti i Napolit: UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë nevojën e klubeve

- Advertisement -

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për projektin e Superligës, duke thënë se UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë biznesin e sportit dhe nevojën për të rritur të ardhurat e klubit. 

Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.

“Ata që kanë qeverisur deri më tani si monopolistë nuk e kanë kuptuar se futbolli është biznes dhe ka nevojë për të ardhura në rritje”, ka thënë presidenti i skuadrës italiane. “Nëse investoj qindra miliona për të marrë pjesë në një cirk që shpërndan kikirikë, nuk nxjerr fitim dhe më detyron të luaj gjithnjë e më shumë, kjo nuk ia vlen”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit