28.8 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Presidenti i Liverpoolit reagon pas kalimit të Arnoldit te Reali, përmend edhe “zemërimin” e tifozëve

- Advertisement -

Në muajt e fundit ka pasur shumë reagime rreth transferimit të Trent Alexander-Arnoldit nga Liverpooli te Real Madridi.

Mbrojtësi anglez iu bashkua “Los Blancos” në fillim të këtij muaji për një shumë prej 10 milionë eurosh, dhe tashmë ka luajtur tri ndeshje në Kupën e Botës për Klube me klubin e ri.

Pavarësisht kritikave të forta nga tifozët e Liverpoolit, që u ndjenë të tradhtuar nga vendimi i tij për të mos rinovuar kontratën dhe për të shkuar në Madrid si lojtar i lirë, presidenti i kampionëve të Premier League, Tom Werner, ka zgjedhur një ton më të matur dhe falënderues.

Në një prononcim për “Liverpool Echo” (cituar nga “Diario AS”), Werner tha:

“E respektojmë faktin që Trent dëshironte të vazhdonte diku tjetër. E takova fundjavën e fundit të sezonit, bashkë me CEO-n e klubit, Billy Hogan. Doja t’i tregoja personalisht sa mirënjohës jemi për gjithçka që ka bërë për këtë klub. Ai më tregoi një foto kur ishte vetëm 7 vjeç dhe në atë kohë ishte në akademi. Kam shumë dashuri dhe vlerësim për gjithçka që ka dhënë. Tani është koha për të vazhduar përpara – si për të, ashtu edhe për ne, në kërkim të zëvendësuesit të tij”.

Werner gjithashtu foli për zemërimin e tifozëve:

“E kuptoj plotësisht zhgënjimin e tifozëve – edhe ne jemi të zhgënjyer. Por mbi të gjitha qëndrojnë kujtimet e bukura që na ka lënë. Nuk do ta harroj kurrë atë këndoren kundër Barcelonës – ishte një vepër arti. Si tifoz futbolli, kam shijuar asistet dhe pasimet e tij… nuk është çudi që Real Madridi është i lumtur ta ketë”

Transferimi i Alexander-Arnold te Real Madridi për vetëm 10 milionë euro konsiderohet një përforcim i jashtëzakonshëm për klubin spanjoll, duke pasur parasysh cilësitë e tij dhe përvojën në nivele të larta.

Fillimi i tij në Madrid ka qenë i përzier, por mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të përsërisë shkëlqimin që pati me fanellën e Liverpoolit në vitet e lavdishme.

Të ngjashme

Të fundit