8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Presidenti i La Ligas, Tebas: Rikthimi i Messit nuk do të jetë i lehtë, Barcelona nuk është si PSG-ja

- Advertisement -

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur edhe një herë publikisht për situatën në FC Barcelona dhe rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në klubin katalanas këtë verë.

Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit me Paris Sain-Germainin skadon më 30 qershor, është objektivi kryesor i Barçës këtë verë.

Në një intervistë për “RMC Sport”, Tebas tha se rikthimi i mundshëm Messit nuk do të jetë i lehtë.

“Që sot rikthimi i Messit te Barça duket mjaft i vështirë. Çfarë rroge do të kishte Messi? Barça nuk është si PSG që ka para për rroga të mëdha”, tha presidenti i La Ligas.

“Duhet të shohim se si evoluon kjo, por duhet të plotësohen disa kushte. Duhet të ulni faturën e pagave që të jeni në gjendje të regjistroni lojtarët. Është si metro, lërini njerëzit të zbresin që të mund të hipin të tjerët. Njerëzit ende duhet të zbresin nga metroja”, shtoi Tebas.

Pavarësisht se Messi do të mbush 36 vjeç më 24 qershor, ai e ka të qartë se dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelet më të larta të futbollit dhe do të presë të për ofertat që do t’i vijnë përpara se të marrë një vendim përfundimtar për lëvizjen e tij të radhës. .

PSG-ja ende po përpiqet të bindë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit