Deklaratat e presidentit të La Liga, Javier Tebas, janë një lajm i mirë për Barcelonën, por jo edhe aq për rivalët e saj.
Skuadra katalane ka bërë disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar, duke nënshkruar me lojtarë si Christensen, Kessie, Raphinha e Lewandowski, si dhe pritet edhe nënshkrimi i Jules Kounde.
Megjithatë, struktura ekonomike duket vështirë e menaxhushme. Kështu së paku thuhet nga mediat spanjolle. Por, presidenti i La Liga, Tebas ka një tjetër tregim. Ai thotë se katalanët janë në rrugë të mirë për t’i regjistruar të gjithë lojtarët.
“Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Mendoj se ata kanë akoma punë për të bërë, por janë në rrugë të mirë”, ka thënë Tebas.
“Pyetini Barcelonën. Mund të them se ata i dinë rregullat mirë dhe janë në dijeni se çfarë duhet të bëjnë. Ata akoma duhet ta bëjnë atë, por ka akoma kohë”, shtoi tutje kreu i La Liga.
Tebas ishte në mesin e më të akuzuarve për detyrim-largimin e Lionel Messit nga Barcelona, rrjedhimisht nga La Liga. Ekziston frikë se Tebas mund të bllokojë edhe regjistrimet e Lewandowski dhe të tjerëve, nëse nuk shkon gjithçka sipas rregullave që ai përmend.