13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Presidenti i KE-së i kthen përgjigje dëshpëruese këshilltares lokale të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën

- Advertisement -

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka marrë përgjigje nga presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Mund t’iu sigurojmë se komentet tuaja po përcjellen me kujdes”, citohet të ketë thënë në përgjigjen e dhënë në gjuhën gjermane nga ana e Michel për Schneeberger.

Ajo e ka njoftuar një gjë të tillë me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Francës për çështjen e lejimit të lëvizjes lirshëm të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen.

“Mirë, por liberalizimi i vizave kur do të vijë? Jam në pritje të përgjigjes nga Franca”, ka shkruar ndër të tjera ajo në ‘Twitter’.

Schneeberg pati iniciuar një peticion për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili është nënshkruar 16,290 herë. Ky peticion i është dërguar edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, është përmendur një udhërrëfyes i ri nga ana e komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, mirëpo nga KE-ja kanë demantuar se do të ketë iniciativë të këtillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit