Presidenti i Interit, Steven Zhang ka thënë se synimi i klubit është që ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.
Pas pesëmbëdhjetë javëve Inter po kryeson tabelën me tridhjetë e tetë pikë.
Zhang fillimisht ka përgëzuar trajnerin Simone Inzaghi për suksesin në edicionin e kaluar.
“Rrugëtimi deri në finalen e Stambollit dhe ecuria e skuadrës këtë sezon më bën krenar. Ju falenderoj të gjithëve. Menaxhimi garanton vazhdueshmëri dhe Interi do të vazhdojë të qëndrojë në këto nivele. Falenderoj Inzaghin për punën e bërë, kjo është rruga e duhur”, ka thënë ai. “Interi është aty ku duhet të jetë. Kemi një ëndërr, yllin e dytë në fanellë dhe po punojmë që ta realizojmë këtë”.