Presidenti i Gabonit, Ali Bongo, ka bërë apel për ndihmë pasi ushtria e rrëzoi atë duke krijuar një grushtshtet dhe e vendosi atë në arrest shtëpiak.
Duke folur rezidenca e tij, ai u kërkoi mbështetësve të “ngrenë zërin” për të.
Më herët, oficerët e ushtrisë dolën në televizion për të thënë se kishin marrë pushtetin.
Ata thanë se kishin anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat Bongo u shpall fitues, por opozita pretendoi se rezultatet ishin mashtrim.
Oficerët thanë gjithashtu se kishin arrestuar një nga djemtë e Bongos për tradhti.
Përmbysja e Bongos do t’i jepte fund qeverisjes 55-vjeçare të familjes së tij në Gabon.
Vendi është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë, ndërsa gati 90% e tij është i mbuluar nga pyjet.
Ai u bashkua me Commonwealth në qershor 2022, duke u bërë një nga anëtarët e paktë të grupit që nuk kishte qenë një koloni britanike, shkruan BBC.