16.3 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në mesin e Kombëtareve që po shkëlqejnë dhe po rrugëtojnë drejt Botërorit

- Advertisement -

Presidenti i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino e ka përfshirë edhe kombëtaren e Kosovës në postimin e tij të veçantë në rrjete sociale.

Në “Instagram”, ai ka postuar disa fotografi, të disa kombëtareve, të cilat arritën rezultate të mira gjatë këtij muaji.

Ndër to ishte edhe ajo e Kosovës, e cila mori një fitore të madhe.

“Skuadrat evropiane kanë kënaqur tifozët në mbarë kontinentin gjatë ndeshjeve më të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 të FIFA-s, teksa gara për t’u kualifikuar në  Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara bëhet edhe më emocionuese!”, shkruan Infantino.

Kosova arriti fitore të madhe në udhëtim ndaj Suedisë, duke fituar 1-0.

Golin e fitores për “Dardanët” e shënoi Fisnik Asllani.

Kosova ka shtatë pikë nga katër ndeshje të luajtura, duke qenë e dyta në grup pas Zvicrës, e cila ka dhjetë pikë.

Muajin e ardhshëm, Kosova luan ndaj Sllovenisë si mysafire, teksa e mbyll këtë cikël kualifikues për Botëror ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit