18.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Presidenti i FIFA: “Këtë medalje dua t’ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit”

- Advertisement -
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, në vizitën e tij dytë të tij në Kosovë.

Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe Federatës së Futbollit.

Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016,

FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment ky historik për vendin tonë por i veçantë edhe për Infantino.

Pas pranimit të medaljes ai tha se këtë medalje ia dedikon Fadil Vokrrit.

“Këtë medalje ia dedikoi Fadil Vokrrit, Fadilit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit