26.3 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Presidenti i FFK: UÇK nuk është faj – UÇK është lavdi

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka komentuar protestën e sotme kundër padrejtësive në Hagë, ndërsa ka shkruar se sot, zemra e Kosovës rrahu me një zë të vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Scanner.

Sipas Ademit, sot nuk protestuam vetëm për të kaluarën por për të ardhmen. Për të vërtetën. Për dinjitetin që nuk negociohet.

Postimi i plotë:

Sot, zemra e Kosovës rrahu me një zë të vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me flamuj në duar, me lot në sy e krenari në zemër, qytetarë nga çdo cep i vendit u mblodhën në zemër të Prishtinës për të protestuar në mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe kundër gjykimit të padrejtë ndaj krerëve të saj.

Sot nuk protestuam vetëm për të kaluarën por për të ardhmen.
Për të vërtetën.
Për dinjitetin që nuk negociohet.

Çlirimtarët janë ata që na sollën lirinë që sot e gëzojmë.

🇽🇰 UÇK nuk është faj – UÇK është lavdi!

Të ngjashme

Të fundit