18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Presidenti i FFK-së uron Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka uruar FC Ballkani çër kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë:

🎉 Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! 🟠⚫🇽🇰

Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në udhëtim ndaj FC Floriana në Maltë, FC Ballkani siguron kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, duke dëshmuar edhe një herë se tashmë ka krijuar stabilitet në garat e futbollin evropian. 🌍⚽

Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë! 🔥👏

🙌 Urime për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e Ballkanit, që janë gjithmonë pranë skuadrës.

Suksese edhe në rrethin e ardhshëm në sfidën e vështirë kundër skuadrës irlandeze, Shamrock Rovers

Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju! 🚀⚽

Ndërkohë, FC Prishtina ishte e pafat, duke u eliminuar në penallti nga FC Larne në “Fadil Vokrri”, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.

Urojmë që Prishtina në të ardhmen të ketë më shumë fat e më shumë suksese në garat evropiane!

Të ngjashme

Të fundit