Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar qytetarët për 16-vjetorin e shtetësisë.
“Sot shënojmë 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të KE të FFK-së të ju përcjell urimet më të mira për 16-vjetorin e shtetësisë së vendit tonë”, ka theksuar Ademi.
Ai ka thënë se 17 shkurti është shumë më tepër se sa një datë në kalendar.
“Është simbol i lavdisë e krenarisë, por edhe i sakrificave të pafundme të popullit tonë. Për ne, kjo datë shënon një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar presidenti i FFK-së në Facebook.