0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Presidenti i FFK-së merr mbështetje nga presidenti i FIFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e ka përgëzuar për mandatin e ri në krye të FFK-së.

Krashas kësaj, Ademi ka marrë mbështetje nga Infantino për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Në një bisedë miqësore dhe konstruktive, presidenti Infantino më përgëzoi për mandatin e ri, duke shprehur mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të futbollit në Kosovë. Është gjithmonë inkurajuese të kesh partnerë me vizion të përbashkët, të cilët besojnë në projekte konkrete dhe në fuqinë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit. Mbështetja e FIFA-s ka qenë dhe mbetet thelbësore për avancimin e infrastrukturës, programeve zhvillimore dhe rritjen e standardeve në futbollin tonë. Mbështetja unanime në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së është një dëshmi e unitetit brenda komunitetit tonë të futbollit, një unitet ky që përkon edhe me moton e FIFA-s: ‘Football Unites the World’.  Ky besim na obligon të punojmë edhe më shumë për ta ngritur futbollin kosovar në nivele edhe më të larta. Falënderoj presidentin Infantino për përkrahjen dhe respektin ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Republikës së Kosovës. Vazhdojmë bashkë, me përgjegjësi e krenari!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

 

Të ngjashme

Të fundit