-0.1 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi viziton Ambasadën e Kosovës në Katar

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Doha për aktivitetet e FIFA-s, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuarse ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, ku është pritur nga ambasadori Fuad Morina.

“Diskutuam mbi raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën sportive me këtë shtet mik. Bashkëpunimi me institucionet tona dhe lidhjet ndërkombëtare janë çelësi për zhvillimin e futbollit tonë!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit tim në Doha për aktivitetet e FIFA-s, pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, ku u prita nga Ambasadori Fuad Morina. 🇽🇰🤝🇶🇦

Diskutuam mbi raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën sportive me këtë shtet mik.

Bashkëpunimi me institucionet tona dhe lidhjet ndërkombëtare janë çelësi për zhvillimin e futbollit tonë! ⚽🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit