Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Dritën për fitoren në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll.
“Përgëzoj përzemërsisht FC Dritën për fitimin e këtij trofeu, ku organizimi dhe performanca e mirë në fushë u kurorëzuan me sukses. Një vlerësim i veçantë edhe për FC Prishtinën, për lojën e mirë e shpirtin luftarak deri në minutat e fundit”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi:
🎉 Urime FC Drita trofeu i Superkupës 🏆
Sot në Antalya u zhvillua një ndeshje e shkëlqyer e Superkupës, ku dy prej skuadrave tona më të mira, FC Drita dhe FC Prishtina treguan rivalitet sportiv, cilësi dhe karakter të lartë.
Përgëzoj përzemërsisht FC Dritën për fitimin e këtij trofeu, ku organizimi dhe performanca e mirë në fushë u kurorëzuan me sukses.
Një vlerësim i veçantë edhe për FC Prishtinën, për lojën e mirë e shpirtin luftarak deri në minutat e fundit.
Ndeshje të tilla janë dëshmi e progresit të vazhdueshëm të klubeve tona dhe e ambicies për paraqitje dinjitoze edhe në arenën ndërkombëtare.
Vazhdojmë përpara së bashku me punë dhe përkushtim për ta ngritur futbollin e Kosovës në nivelin që meriton. 🇽🇰⚽️






