21.4 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Urime FC Ballkani fitorja, kokën lart FC Drita!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Ballkanit për fitoren ndaj Shamrock Rovers.

“Kjo fitore është dëshmi e pjekurisë, përvojës dhe cilësisë së skuadrës portokallezi, që vazhdon ta përfaqësojë me krenari futbollin e Kosovës në Evropë. Urime futbollistëve dhe stafit për këtë hap të madh dhe besojmë fuqishëm se në ndeshjen e kthimit do të arrijnë ta ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e ‘play-off’-it”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë:

Urime FC Ballkani fitorja, kokën lart FC Drita

FC Ballkani ka vazhduar të shkëlqejë në arenën evropiane, duke regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës. Skuadra suharekase dominoi ndaj kampionit të shumëfishtë të Irlandës, Shamrock Rovers dhe e kurorëzoi paraqitjen mbresëlënëse, me fitore 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo fitore është dëshmi e pjekurisë, përvojës dhe cilësisë së skuadrës portokallezi, që vazhdon ta përfaqësojë me krenari futbollin e Kosovës në Evropë. Urime futbollistëve dhe stafit për këtë hap të madh dhe besojmë fuqishëm se në ndeshjen e kthimit do të arrijnë ta ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e ‘play-off’-it.

Ndërkohë, FC Drita zhvilloi një paraqitje të guximshme në Bukuresht ndaj skuadrës me renome, FCSB. Edhe pse krijoi epërsi 2:0, në fund u mposht 3:2 nga një kundërshtar me shumë përvojë në garat evropiane. Megjithatë, loja e treguar nga skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani dëshmoi se Drita ka potencial për të befasuar dhe për të luftuar deri në fund.

Ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri” pritet të jetë emocionuese dhe me përkrahjen e madhe të tifozëve, urojmë që Drita të arrijë një përmbysje të madhe dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ligën e Evropës.

Suksese për të dyja skuadrat tona në ndeshjet e kthimit!

 

Vendos goli i Adetunjit – Ballkani merr fitore me meritë ndaj Shamrock Rovers

Të ngjashme

Të fundit