Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet me ambasadorin turk, flasin për forcimin e bashkëpunimit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë,  Tunç Angılı.

“Ky takim vjen në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojmë me diplomatët që shërbejnë në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit, në veçanti të futbollit në vendin tonë”, ka njoftuar Ademi.

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të pres ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, si dhe znj. Seyda Çimeli Aydın. Ky takim vjen në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojmë me diplomatët që shërbejnë në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit, në veçanti të futbollit në vendin tonë.

Ambasadori Angılı na përgëzoi për sukseset e fundit të Kombëtares së Kosovës dhe për zhvillimin e futbollit në vend, duke vlerësuar progresin dhe punën që po bëhet në këtë drejtim.

Gjatë bisedës diskutuam edhe për ndeshjen e “play-off”-it kundër Sllovakisë, ku ambasadori na uroi suksese në këtë sfidë të rëndësishme.

Po ashtu, në rast të një përballje Kosovë-Turqi në finale në Prishtinë u dakorduam që të organizohen aktivitete të përbashkëta për tifozët e të dyja vendeve, në frymën e miqësisë dhe sportit.

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit