Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pret në takim kryetarin e Rahovecit, i jep përkrahje për infrastrukturën sportive

- Advertisement -

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u pritëm në takim nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Me këtë rast, i përcollëm urimet më të përzemërta z. Ademi për rizgjedhjen e tij në krye të FFK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në mandatin e ri për zhvillimin dhe fuqizimin e futbollit në Kosovë”, ka thënë kryetari Latifi.

Ai ka bërë me dije se gjatë takimit, me theks të veçantë u diskutua standardizimi i fushave të futbollit në komunën e Rahovecit sipas kritereve të UEFA-s.

“Morëm mbështetje të plotë nga federata për t’i shtyrë përpara këto projekte madhore që do të transformojnë infrastrukturën sportive në komunën tonë. Ditë të mira po vijnë për sportistët e Rahovecit! Bashkë, po ndërtojmë të ardhmen e sportit tonë”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme

Të fundit