Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka thënë se Kosova e ka mbyllur ciklin kualifikues me krenari, me barazim ndaj Zvicrës dhe me biletën historike për “play-off” të Botërorit 2026.
“Këtë cikël e mbyllim me 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, por mbi të gjitha, e mbyllim me zemër të plotë dhe me pjesëmarrjen historike në “play-off””, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka thënë se “në mars kthehemi edhe më të fortë.
Drejt ëndrrës së madhe. Drejt Botërorit 2026, Drejt Amerikës! 🇽🇰💛💙🔥”.
Postimi i plotë:
🇽🇰 E mbyllim këtë cikël kualifikues me krenari, me barazim ndaj Zvicrës dhe me biletën historike për “play-off” të Botërorit 2026!”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Sonte, në “Fadil Vokrri”, djemtë tanë treguan edhe një herë se çfarë do të thotë të luftosh për Kosovën. Një paraqitje fantastike, një shpirt i jashtëzakonshëm gare dhe një rezultat i merituar 1:1, me golin e Florent Muslijës që na siguroi fundin më të bukur të këtij rrugëtimi.
Këtë cikël e mbyllim me 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, por mbi të gjitha, e mbyllim me zemër të plotë dhe me pjesëmarrjen historike në “play-off”.
Një arritje që pak kush e parashikoi por të cilën Dardanët tanë e besuan dhe e ndërtuan me djersë, me punë dhe me karakter.
Dua t’i përgëzoj nga zemra futbolistët të cilët luftuan deri në atomin e fundit, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij për punën e jashtëzakonshme, stafin mjekësor, ekipin teknik dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm.
Dua të falënderoj tifozët “Dardanët”, si dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, për mbështetjen që nuk ka munguar asnjë sekondë.
Ky sukses është i përbashkët. Ky është vizioni ynë. Ky është karakteri i Kosovës.
Një falënderim i veçantë edhe për ekipin organizativ të ndeshjes, që përkundër reshjeve të pandalshme të shiut siguruan kushtet e duhura për lojë. Asnjë pengesë nuk e ndali sot Kosovën. As në fushë, as jashtë saj.
Në mars kthehemi edhe më të fortë.
Drejt ëndrrës së madhe,
Drejt Botërorit 2026,
Drejt Amerikës!
🇽🇰💛💙🔥






