7.6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Kosova shkruan një faqe të re në histori – nga Liga C ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Islandës dhe inkuadrimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Me këtë rast, Ademi ka uruar futbollistët për këtë fitore historike.

“Ky sukses na jep besim dhe motivim edhe më të madh për të ardhmen. Urime futbollistëve, stafit, tifozëve dhe të gjithë popullit tonë ky sukses!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë i Ademit:

🇽🇰 Kosova shkruan një faqe të re në histori – nga Liga C ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve!🔥

Me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë dardanë siguruan suksesin më të madh deri më tani.

Pas fitores 2:1 në “Fadil Vokrri”, me një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit në Murcia kundër Islandës, Dardanët konfirmuan promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar bindshëm 3:1, me tre golat e Vedat Muriqit🏆🇽🇰

Kjo pa dyshim është një arritje që na bën të gjithëve krenarë, por edhe një moment i madh për futbollin tonë dhe dëshmi e punës së palodhshme të ekipit dhe stafit, por edhe e mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve dardanë kudo ku jemi paraqitur. 💙💛

Ky sukses na jep besim dhe motivim edhe më të madh për të ardhmen.

Urime futbollistëve, stafit, tifozëve dhe të gjithë popullit tonë ky sukses!

Krenar me Ty Kosovë! 🇽🇰🔥

#ForcaKosova #BashkëPërFitore #Dardanët #LigaBNationsLeague

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit